‘’Policia e Shtetit është prezente në çdo shkollë të vendit’’, Genti Mullaj: Mos përhapet panik, policia ka ndërtuar zinxhir mbrojtës dhe të sigurtë për të gjithë

Genti Mullaj, Zëdhënës i Policisë së Shtetit i ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24, ka diskutuar rreth sigurisë në shkolla dhe prezencës së efektivëve të Policisë.

Ai tha se jo vetëm në 240 shkollat që kanë tashmë një oficer sigurie të posaçëm, por në të gjitha shkollat e vendit ka prani të Policisë së Shtetit pasi të ofrojë mbrojte dhe siguri është detyra primare e efektivëve të policisë.

Më tej Mullaj tha se nuk duhet të përhapet panik në raste specifike sa i takon konsumimit të lëndëve narkotike apo duhanit në shkolla sepse policia ka marrë të gjitha masat edhe me paketën e sigurisë në shkolla dhe të gjitha bashkë ndërtojmë një mur mbrojtës që fëmijët të jenë të qetë dhe prindërit gjithashtu.

Mullaj:

Policia e Shtetit e ka detyrë primare sigurinë në shkolla, jo vetëm në 240 prej tyre por në të gjithë territorin.

Sa i takon oficerit në shkollë është një vlerë e shtuar sepse përbën një zinxhir sigurie dhe mbrojtës.

Edhe prindërit kështu janë më të qetë sepse fëmijët e tyre janë të sigurtë, por nëse shqetësimet e fëmijëve raportohen tek psikologu i shkollës, drejtori e oficeri i sigurisë dhe kështu të gjithë bashkë mund të zgjidhim dhe jemi këtu për të mbrojtur e parandaluar.

Shkollat janë të sigurta dhe nuk duhet të përhapim panik nga lajmet ku në shkolla konsumet drogë, cigare etj.

Paketa e sigurisë është masë e shtuar dhe normon punën e këtyre hallkave dhe secili nga ne merr masa për parandalim.

Në 240 shkolla ku ka oficer sigurie ne jemi më të qetë sepse ka siguri më shumë por edhe ne informohemi, por kjo sdo të thotë se të tjerat nuk janë në vëmendje.

Policia e Shtetit është prezente në të gjitha shkollat e republikës, aty jepen mësime sipas programit mësimor ku ka fushata sensibilizuese për edukimin e nxënësve dhe parandalimin e ngjarjeve.

Policia e Shtetit nuk është aty për të ndëshkuar por për të ofruar siguri, mbrojtje dhe parandalim.

Fëmijët por edhe qytetarët i admirojnë dhe respektojnë efektivët e policisë, ne nuk jemi perfektë por jemi munduar të përmirësojmë punën tonë nga viti në vit.

Ne punojmë fort që fenomene negative as mos të kenë mundësi të afrohen në shkolla’‘, tha Mullaj.

Arena e Lajmit

‘’Policia e Shtetit është prezente në çdo shkollë të vendit’’, Genti Mullaj: Mos përhapet panik, policia ka ndërtuar zinxhir mbrojtës dhe të sigurtë për të gjithë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook