Sot u nda papritur nga jeta/ Mbrëmë në “Open”, dalja e fundit në ekran e Gerti Bogdanit. Analiza e ish-deputetit për Trumpin dhe Kosovën në studion e News24

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani u nda sot nga jeta në moshën 45-vjeçari.

Gerti Bogdani kohët e fundit ishte larg politikës aktive, por asnjëherë nuk e shkëputi aktivizmin e tij në radhët e Partisë Demokratike. Vitin e kaluar ai u bë pjesë e primareve të PD për të qenë kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Bogdani ishte gjithashtu prezent edhe në media për të komentuar zhvillimet politike brenda vendit dhe ato ndërkombëtare.

Dalja e fundit në ekran e Bogdanit ishte mbrëmjen e kaluar në News24, në studion e emisionit “Open” nga Eni Vasili ku analizuan zgjedhjet në SHBA, dy atentatet ndaj Donald Trump dhe situata në Kosovë pas tensionimit të raporteve me Serbinë dhe deklaratat kërcënuese të Aleksandar Vuçiç.

Ikja e parakohshme e Bogdanit ka tronditur mbarë opinionin publik. mëson se ish-kryetari i FRPD pësoi arrest kardiak mëngjesin e kësaj të mërkure teksa ndodhej në një konferencë. Ai shoqërohej bashkë me disa miq të tij.

News24 dhe i shprehin ngushëllime familjes së Gerti Bogdanit për ikjen e pazëvendësueshme të njeriut të tyre të dashur.

()

Arena e Lajmit

Sot u nda papritur nga jeta/ Mbrëmë në “Open”, dalja e fundit në ekran e Gerti Bogdanit. Analiza e ish-deputetit për Trumpin dhe Kosovën në studion e News24

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook