Një sherr me thika ka ndodhur në Tiranë. Ngjarja është regjistruar pak minuta më parë në Bulevardin e Kasharit, në Unazën e Re.
Policia ka bërë reagimin e parë për ngjarjen duke sqaruar se tre të rinj kanë mbetur të plagosur me mjet prerës.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.09.2024, rreth orës 22:50, përballë një pastiçerie në bulevardin e Kasharit, në Unazë të Re, gjatë një konflikti për motive të dobëta janë plagosur dyshohet me mjete prerëse shtetasit E. D., 18 vjeç, dhe E. M., rreth 20 vjeç.
Dy të dëmtuarit janë dërguar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve, ndërsa vijon puna nga shërbimet e Policisë për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.
()