Operacioni i AMP goditi 22 punonjës të Policisë Rrugore, Hoxha: Ja si fitohet lufta kundër paligjshmërisë

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka reaguar pas një operacioni të drejtuar nga AMP dhe Prokuroria që goditi 22 punonjës dhe ish-punonjës të Policisë Rrugore, që akuzohet se kanë vjedhur mbi 2 mln lekë duke shpërdoruar detyrën.

Hoxha shprehet se falë një hetimi profesional të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Prokurorisë së Kukësit u vunë para përgjegjësisë ligjore 22 punonjës e ish-punonjës të Policisë Rrugore.

“Rritja e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit, e cila vetë po kalon një proces ripërtëritje të trupës drejtuese, lidhet ngushtësisht me garantimin e integritetit të punonjësve të organizatës.

Lufta kundër paligjshmërisë fitohet duke patur së pari, një trupë policore të aftë për t’ju përgjigjur sfidave të ndërtimit të #SHQIPËRISË2030, ndaj gjithë fokusi ynë do të jetë për ta intesifikuar këtë përpjekje”, shprehet Hoxha.

Arena e Lajmit

Operacioni i AMP goditi 22 punonjës të Policisë Rrugore, Hoxha: Ja si fitohet lufta kundër paligjshmërisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook