Çfarë porosie do ti jepte vetes po të ishte në moshën 20-vjeçare? Ja si përgjigjet Hygerta Sako

Edhe pse pamja e saj nuk tregon numrin e vërtetë të viteve, mësimet që ka marrë përgjatë tyre janë të pamohueshme.
Po flasim për Hygerta Sakon, moderatoren e sportit e cila vetëm pak javë më parë festoi 47-vjetorin.

Në një reflektim për moshën e të 20-ave, ajo ndau në një program televiziv, fjalët që do t’i thoshte vetes në atë kohë.

“Do t’i thoja vetëm që çdo pengesë, sulm apo problemi që mund të kesh nga persona të tjerë, si në jetën profesionale, si në atë shoqërore, si në atë intime e të gjitha me radhë, mos t’i marrësh për personale.
Këtë unë e kam kuptuar pak me eksperiencë që asgjë në jetë nuk duhet ta marrësh personale, çfarëdo marrëdhënieje që mund të kesh, sepse në momentin që ti e merr për personale, ma tha këtë, se ma tha këtë se vërtet mos është kështu, fillon mërzitesh, fillon mendon, fillon rrudhesh pikërisht duke e menduar shumë, gjërat do të ishin shumë më të thjeshta.

Ndoshta shumë gjëra në jetën time nuk do t’i kisha përjetuar kaq shumë sa ç’i kam përjetuar. Tani që kam kuptuar këtë, i përjetoj shumë më thjesht, asgjë nuk e marr personale dhe shoh vetëm përpara.

Duke parë vetëm përpara për të përmirësuar veten, për të jetuar më mirë, për ta shijuar më shumë jetën dhe cilësia e jetës bëhet më e mirë”, tha Hygerta.

Çfarë porosie do ti jepte vetes po të ishte në moshën 20-vjeçare? Ja si përgjigjet Hygerta Sako

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook