Sterilizimi/ Vokshi: Pse shkuat direkt te PPP? Rrjepaj: Ka sjellë një risi…

Në seancën e Komisionit Hetimor për konçensionet në shëndetësi, gjatë raportimit të ish-zv.ministrit Klodian Rrjepaj, i cili po hetohet nga SPAK, ndërsa ndodhet me masë sigurie “arrest me burg”, një nga çështjet për të cilat ai është pyetur nga drejtuesja e komisionit, deputetja Albana Vokshi, sepse u shkua direkt te PPP lidhur me sterilizimin.

Vokshi: Në memon tuaj 25.06.2014 që mban dhe shënimin tuaj, ju keni folur për PPP, pa marrë parasysh kërkesën e ish-drejtoreshës të QSUT, Ogerta Manastirliu. Keni shkuar direkt te PPP, që këtu ju thoni do të sjellë efekte të dukshme, duke ulur ndjeshëm kostot e fshehta. Ekzistonte një qendër me teknologji avangard sipas kësaj shkrese, por mungonte trajnimi i personelit. Ne akoma sot paguajmë kredinë e dytë që u mor për këtë qëllim. Ju po thoni që s’keni dijeni?!

Rrjepaj: Mendoj se duhet lexuar memo siç është. Unë them për shkak të mungesës së njohurive, reparti nuk është vënë në punë. Përpos faktit që sterilizimi ishte i vjetëruar. Ajo që është zhvilluar më pas, ka sjellë një risi që ka të bëjë me përqëndrimin e këtyre shërbimeve dhe përgjegjësitë e reja që kanë dalë.

Vokshi: Faza e dytë e kredisë mbi 15 milionë euro është miratuar në nëntor 2014, theksohet se objektivi është vënia në funksionim e repartit të sterilizimit.

Rrjepaj: Nuk kam qenë në dijeni!

Vokshi: Ka qenë mungesë informacioni. Nuk keni mbledhur të gjithë informacionin për hartimin e studimit të fizibilitetit?!

Rrjepaj: E kam mbledhur, por nuk mendoj se studimi i fizibilitetit ka lidhje me këtë kredi.

Arena e Lajmit

Sterilizimi/ Vokshi: Pse shkuat direkt te PPP? Rrjepaj: Ka sjellë një risi…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook