Në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm vijon të mbahet seanca për çështjen “Babale”. Deputeti i PD, Ervin Salianji deklaroi me emra zyrtarët që ka denoncuar për lidhje me krimin, denoncime të cilat sipas tij kanë rezultuar të vërteta.
Gjithashtu, deputeti demokrat tha se nuk ka asnjë provë që e implikon në atë që konsiderohet si inskenim i audio-përgjimit.
Ndërsa avokatët e Salianjit, Ledio Braho dhe Redi Ramaj kërkuan nga Gjykata e Apelit të rrëzojë vendimin e shkallës së parë si të pabazuar në prova dhe t’i japë pafajësi depputetit demokrat.
Ledio Braho: Vendimi i gjykatës se shkallës së parë është i pabazuar në prova. Ky ka qenë një gjykim me procedure te zakonshme, jo me gjykim të shkurtuar. Gjykata Kushtetuese ka vendimarrje lidhur me keto fakte ashtu dhe GJL. Nuk mundet që arsyetimi i prokurorisë dhe ai i gjykatës të jetë copy-paste.
Ledio Braho: Nuk është provuar asnjëherë që Ervin Salianji kishte dijeni. Fakti që nuk kishte dijeni, nuk provon të ketë konsumuar elementë të veprës penale. Nuk e kemi të qartë as sot dinamikën e ngjarjes. Si mund ta dënosh me 1 vit burg, kur nuk ka prova. Kërkojmë ndryshimin e vendimit të shkallës së parë
Redi Ramaj: I kërkojmë këtij trupi gjykues te prishet vendimi i shkallës së parë dhe të shpallet i pafajshëm klienti i mbrojtur prej nesh.
()