Dinamo, trajneri Daja: Kam ekip me kualitet, ndaj Teutës test force

Para ndeshjes ndaj Teutës, Ilir Daja, tekniku i Dinamos tha në konferencë për shtyp se pret nga skuadra të tregojë forcën.

“Na vjen mirë që kemi vazhduar me një barazim me Partizanin dhe një fitore me Skënderbeun. Ekipi ka dhënë maksimumin për të vazhduar këtë seri pozitive dhe ka meritat kryesore. Jam i kënaqur, sepse ka qenë një ngjeshje e seancave stërvitore. Të gjithë lojtarët kanë treguar përkushtim. Për manovrën e lojës kemi shumë gjëra për të bërë.

Nëse shënon më shumë se kundërshtari, nuk më shqetëson aq shumë fakti që pësojmë gol. Kemi pasur shumë raste, na ka munguar qetësia dhe sigurisht që lojtarët janë njerëz. Ne kemi kthyer atë dozë besimi që nëse japim maksimumin të gjithë bashkë, gjërat do të përmirësohen.

Kanë qenë të pakta rastet në portën tonë, edhe pse na kanë shënuar Partizani dhe Skënderbeu. Ne duhet të japim më shumë se sa kemi dhënë dy ndeshjet e fundit që të dalim nga Durrësi me rezultat pozitiv. Teuta zhvilloi një lojë të mirë në ndeshjen e fundit, pavarësisht se humbi në minutat e fundit. Ka lojtarë me eksperiencë në kampionatin shqiptar. Sulmon vrullshëm, ndaj dhe ne duhet të japim më shumë.

Përveç Qardakut dhe Nanit, të gjithë janë në dispozicion. Na është kthyer Qefalija, që është një vlerë e shtuar. Kemi entuziazëm, sepse rezultatet e fundit na kanë dhënë një bonus psikologjik, por jemi me këmbë në tokë.

Nëse nisemi nga pikët në renditje, luajmë me një kundërshtar direkt. Teuta humbi ndeshjen e fundit, por të mos harrojmë se më parë mundi Skënderbeun. Duhet t’i ruhesh, aq sa dhe duhet ta sulmosh.

Presidenti dhe klubi po punojnë fort edhe për një afrim, por në këto kohë është pak e vështirë. Shpresojmë të plotësohemi me një apo dy lojtarë nga ata që nuk kanë firmosur kontratë”.

Arena e Lajmit

Dinamo, trajneri Daja: Kam ekip me kualitet, ndaj Teutës test force

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook