EMRAT/ Zbardhen detaje tronditëse nga rasti i dhunimit të 74-vjeçares nga i biri dhe nusja e djalit në Bathore, policia zbuloi se…

74-vjeçarja me iniciale V.M. më datë 19 shtator ora 19 e 30 ka shkuar në komisariatin e policisë nr.5 dhe ka bërë kallëzim se djali i saj shtetasi Edmond Murja dhe nusja e djalit shtetasja Fllanxa Murja e kanë dhunuar fizikisht.

Menjëherë pas kallëzimit, komisariati nr.5 ka arrestuar djalin e 74- vjeçares së dhunuar, për veprën penale “Dhunë në familje”.

Po ashtu policia ka proceduar edhe autoren tjetër të dhunës, nusen e djalit të 74-vjeçares, e cila akuzohet nga policia për dhunë në familje por edhe për “Mbajtje e armëve të ftohta”.

45-vjeçarja nuk është arrestuar por është vetëm proceduar në gjendje të lirë, për shkak të fëmijëve të mitur që ka për të mbajtur.

Nga ana e Policisë 74-vjeçares i është plotësuar kërkesa për urdhër mbrojtje si dhe është pajisur me vendim mjeko-ligjor, kur vërtetohet që është dhunuar.

()

Arena e Lajmit

EMRAT/ Zbardhen detaje tronditëse nga rasti i dhunimit të 74-vjeçares nga i biri dhe nusja e djalit në Bathore, policia zbuloi se…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook