Këtë fundjavë, moti në vendin tonë do të karakterizohet nga kushte atmosferike kryesisht të qendrueshme.
Do të ketë alternime vranësirash mesatare deri të dendura, sidomos në relievet malore të lindjes. Ndërkohë, do të shfaqen gjithashtu disa intervale të herëpashershme me diell.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje lokale të lehta shiu gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, kryesisht në lindje dhe jug të vendit. Në zona malore, priten shtrëngata të izoluara.
Era do të jetë e lehtë, duke fryrë nga verilindja në veriperëndim me shpejtësi 2-7 m/s, por hera-herës në lugina, male dhe bregdet mund të arrijë shpejtësi 4-11 m/s, duke shkaktuar valëzim të lehtë në dete me forcë 1-2 ballë.
Mjegulla do të jetë e pranishme në orët e para të mëngjesit, veçanërisht në zonat luginore.