Seferi e bën “sefte” në Turqi, gjen golin e parë me Bodrumspor, Roshi konfirmohet lider te Erzurumspor, realizon gol me “dhunë” (VIDEO)

Legjionarët kuqezi bëjnë “ligjin” në Turqi. Pjesë e kësaj kolonia u bë edhe Taulant Seferi, ndërsa sulmuesit shqiptar i mjaftuan vetëm 2 ndeshje për të lënë shenjë. Seferi u bë protagonist për ekipin e tij Bodrumspor duke i dhuruar një trepikësh me shumë peshë në transfertë kundër Hatayaspor.

Në minutën e 27-të, Seferi insistoi në zonë, dribloi me dhunë kë i doli përpara duke dërguar topin në rrjetë, një gol që në fund rezultoi një trepikësh pasi rezultati mbeti i pandryshuar.

Rrugën e rrjetës këtë javë në futbollin turk e gjeti edhe Odise Roshi. Sulmuesi shqiptar po shndërrohet në një lider për ekipin e tij Erzurumspor pasi ky ishte goli i tij i dytë në 5 javë në kategorinë e dytë.

Në minutën e 67-të, Roshi u shërbye në shtyllën e dytë, fluturimthi dërgoi topin në rrjetë duke kaluar ekipin e tij në avantazh.

Arena e Lajmit

Seferi e bën “sefte” në Turqi, gjen golin e parë me Bodrumspor, Roshi konfirmohet lider te Erzurumspor, realizon gol me “dhunë” (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook