EMRI/ Përplasi për vdekje të moshuarin në Fier, mësohet identiteti i shoferit 47-vjeçar

Një 47-vjeçar në Fier ka përplasur për vdekje të moshuarin Isuf Buzi.

Pas kësaj, policia ka arrestuar shoferin e mjetit që shkaktoi aksidentin. Gazetarja Marsela Topi raporton për Arena e Lajmit se shoferi që ka përfunduar në pranga është shtetasi Miklovan Jolli.

“Fier/Informacion shtesë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. J., 47 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. B., 75 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra, ka humbur jetën.

Sqarojmë se në njoftimin paraprak të dhënë më parë, gjeneralitetet dhe mosha e shtetasit që humbi jetën nuk ishin të sakta.

Pas verifikimeve të kryera në morgun e Spitalit Fier me ndihmën dhe të familjarëve, rezultoi se gjeneralitetet janë I.B., 75 vjeç dhe jo L.Ç., 81 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

EMRI/ Përplasi për vdekje të moshuarin në Fier, mësohet identiteti i shoferit 47-vjeçar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook