VIDEO/ Policia Rrugore bën bilancin javor: 26 të arrestuar, mbi 10 mijë masa administrative të vendosura

Policia Rrugore ka bërë bilancin javor të arrestimeve dhe gjobave të vendosura për shoferët problematikë.

Sipas Policisë Rrugore, në një javë janë arrestuar për shkelje të ndryshme 26 shoferë. Ndërsa, janë vendosur në total mbi 10 mijë masa administrative.

“Rezultatet javore të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (15.09.2024 – 21.09.2024) 🚨

Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:

✅ 26 Arrestime dhe procedime penale:

  • 🍺 10 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
  • 🚫 3 persona për pa leje drejtimi.
  • 🚦 12 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
  • 💊 1 persona për drejtim mjeti nën ndikim e lëndëve narkotike

✅ Masat administrative:

  • 📈 10.039 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,434 në ditë.
  • 🌑 30 masa për xhama të zinj.
  • 🚗💨 833 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
  • 📱 253 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
  • 🔒 472 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
  • ⚠️ 299 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
  • 🅿️ 7.222 masa për qëndrim të gabuar.
  • 🏍️ 427 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.

✅ Pezullime dhe bllokime:

  • 🍺 11 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
  • 🚗💨 11 raste për tejkalim shpejtësie.
  • 🚗💨 58 raste të ndryshme

🚗🚓  11 automjete u bllokuan, përfshirë 3 me targa të huaja.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt! 🚓🛣️

#PoliciaRrugore #Tiranë #SiguriaRrugore”, njofton Policia Rrugore.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

VIDEO/ Policia Rrugore bën bilancin javor: 26 të arrestuar, mbi 10 mijë masa administrative të vendosura

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook