Andi Tela rikthehet në krye të “Focus Media News” dhe “Panorama Group”, presidenti Hysenbelliu: Mbetemi mediat lider në Shqipëri!

Gazetari i njohur Andi Tela rikthehet në drejtimin e grupit mediatik “Focus Media News” ku përfshihen News24, , Gazeta Shqiptare, Radio News24 si dhe të “Panorama Group”.

Prezantimi i z.Tela përpara bordit dhe stafit të News24, dhe Gazetës Panorama u bë nga Presidenti i “Hysenbelliu Group”, z.Irfan Hysenbelliu.

Z.Hysenbelliu vlerësoi bashkëpunimin prej 17 vitesh në të kaluarën me z.Andi Tela dhe i dha besimin e plotë për drejtimin e mediave të rëndësishme dhe lidere në Shqipëri.

Zoti Hysenbelliu shprehu falenderimin e tij edhe për bashkëpunimin shumë të mirë me z.Aleksandër Çipa, të cilit i uroi suksese në angazhimet e tij profesionale.

Andi Tela është një gazetar i njohur e me eksperiencë të gjatë drejtuese në media, i angazhuar për informimin dhe analizimin e ngjarjeve më të rëndësishme në vend.

()

Arena e Lajmit

Andi Tela rikthehet në krye të “Focus Media News” dhe “Panorama Group”, presidenti Hysenbelliu: Mbetemi mediat lider në Shqipëri!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook