I mirënjohuri Fabio Capello tregoi këndvështrimin e tij për derbin Inter-Milan, takim ky i përfunduar 2-1 në favor të kuqezinjve.
“Ishte një ndeshje e mirë, e luftuar, e ekuilibruar dhe argëtuese, edhe pse me disa gabime. Kuqezinjtë e vuajtën Interin vetëm çerek ore lojë, ndërmjet golit të barazimit të Dimarco dhe fundit të pjesës së parë. Në pjesën e dytë, Milani mori kontrollin e lojës. Nuk është rastësi që Sommer ishte ndër më të mirët te zikaltrit.
Fitorja sigurisht që do t’i japë Fonseca-s më shumë qetësi. Sa i përket Interit, nuk mendoj se humbja do të ketë pasoja. Mund të ndodhë një pengesë në rrugën e gjatë të sezonit”.
Milan “Më pëlqeu shumë Abraham dhe Morata. Ata nuk janë qendërsulmues zonash, por e dinë se çfarë do të thotë të lëvizësh për ekipin, të ndihmosh dhe të hapësh hapësira. Fitorja e Milanit pati në themel shpirtin e lartë të sakrificës. Këto dy sulmues do t’i konfirmoja edhe në të ardhmen”.
Interi: “Mungesa e cilësisë së treguar në pjesën e dytë më tronditi. Nuk e kuptova lëvizjen për të hequr plotësisht linjën e mesfushës, por ndoshta zgjedhjet e Inzaghit vareshin edhe nga përpjekjet që pati gjatë javës në Champions League. Lautaro? Ai nuk është në gjendjen e tij më të mirë fizike. Kapiteni zikaltër përjetoi një sezon të gjatë dhe të lodhshëm, u kthye në përgatitjet parasezonale pas të tjerëve. Sidoqoftë, ai gjithmonë e bën punën e tij” – tha ai.
(J.S/)