Elbasan/ Marrëveshje për bibliotekën ambulante midis Bibliotekës së Elbasanit dhe Institucionit të Paraburgimit

Në prani të Kryetarit të Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve  Klevis Qose , u lidh sot një marrëveshje bashkëpunimi midis Bibliotekës së Elbasanit ” Qemal Baholli” dhe Bibliotekës së Institucionit të Paraburgimit. Kjo marrëveshje synon krijimin e një biblioteke ambulante, e cila do t’u mundësojë të paraburgosurve akses të lehtë dhe të vazhdueshëm në libra dhe literaturë.

Gazetari Fatmir Popja raporton për Arena e Lajmit se kryetari i Bashkisë, gjatë fjalës së tij, vlerësoi këtë bashkëpunim duke theksuar rëndësinë e rehabilitimit dhe edukimit:

“Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale ka pasur gjithmonë një bashkëpunim të mirë me Bashkinë e Elbasanit. Falënderoj drejtorin dhe stafin për përkushtimin e tyre në rehabilitimin dhe përmirësimin e kushteve për personat që vuajnë dënimin. Kjo është hera e parë që ne krijojmë një bibliotekë të lëvizshme brenda territorit tonë. Ne kemi pasuruar bibliotekat e shkollave tona dhe bibliotekat e tjera të qytetit, përfshirë bibliotekën e rinisë, dhe tashmë edhe atë të paraburgimit në Elbasan. Falënderoj të gjithë për bashkëpunimin në këtë iniciativë që u vjen në ndihmë këtyre personave, duke u ofruar mundësinë të kalojnë kohën brenda institucionit sa më afër librave dhe botimeve më të.

Nga ana tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve falënderoi për këtë nismë duke e cilësuar si një risi për institucionin dhe një kontribut të rëndësishëm në procesin e rehabilitimit.

“Kjo nismë është një risi, pasi është hera e parë që kemi një bibliotekë ambulante në një institucion të paraburgimit në vend. Për personat e paraburgosur, kjo është një pjesë e procesit të rehabilitimit dhe integrimit në shoqëri, pasi këta individë nuk konsiderohen fajtorë deri sa të marrin një vendim gjyqësor. Shoqëria jonë duhet të jetë e para që t’i mbështesë ata, jo vetëm me libra, por në të gjitha format më të mira për rehabilitimin e tyre. Libri ofron dije dhe përmes tij, këta individë do të jenë më pranë familjeve, shoqërisë dhe vazhdimit të jetës.”

Në përfundim të takimit, të dy palët shprehën dëshirën e tyre që ky bashkëpunim të shtrihet edhe në institucione të tjera, duke shërbyer si një shembull për të gjitha bashkitë në vend.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Elbasan/ Marrëveshje për bibliotekën ambulante midis Bibliotekës së Elbasanit dhe Institucionit të Paraburgimit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook