Ministri Ervin Hoxha, ka deklaruar gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Sigurisë, se janë skualifikuar katër kandidatë deri tani nga gara për drejtorin e Policisë së Shtetit.
“Po kryhen proceduat. Brenda kësaj jave propozohet emri i drejtorit të ri të policisë së shtetit tek Këshilli i Ministrave”, u shpreh ai.
Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar emrat e kandidatëve të skualifikuar.
Bëhet fjalë për:
Shemsi Premci
Ibrahim Disha
Hajrulla Xhivini
Sami Rasha