Vazhdojnë debatet e ashpra në Komisionin e Sigurisë, ku është i ftuar ministri i Brendshëm Ervin Hoxha.
Flamur Noka nga PD tha se kandidatët për kreun e Policisë së Shtetit janë të inkriminuar e pas kësaj u largua nga Komisioni. Ndërsa, Naço tha se numri i vrasjeve është ulur në raport me kohën kur Noka ishte ministër i Brendshëm.
Flamur Noka: Kandidatët për kreun e Policisë së Shtetit janë të inkriminuar. (largohet)
Nasip Naço: Duket sa mirë keni punuar në Ministrinë e Brendshme. Nga 135 vrasje në vit ka shkuar në 24 vrasje sot.
Xhemal Qefalia: Më vjen keq që atakohen oficerë të lartë të policisë. Misioni i policisë është në shërbim të rendit dhe sigurisë. Jam i bindur që suksesi në Ministrinë e Brendshme nuk do mungojë.
(Arena e Lajmit)