Shkëmbim zjarri në Athinë/ Kush është shqiptari i plagosur, i arrestuar 18 vjet më parë për vrasje…

Një shkëmbim zjarri ka ndodhur pak pas orës 18:00 në “Omonia” në kryqëzimin e rrugëve “Kretis” dhe “Akominatou” në Athinë.

I plagosuri është identifikuar si Florian Bajraktari, 36 vjeç nga Tirana. Në vitin 2006, ai është arrestuar për vrasje në bashkëpunim, ngjarje e ndodhur ne Lasithiou, Greqi. Ai është liruar me kusht në vitin 2018 dhe në vitin 2020 është arrestuar ne Kalithea të Athinës për lojra fati.

Fillimisht pati konfuzion mbi ngjarjen, pasi policia nuk gjeti asnjë person të plagosur në vendin ku ishte raportuar një përplasje me armë.

Por pak minuta pas ngjarjes, një person me një plagë depërtuese në shpatull nga një plumb ka shkuar në Spitalin “Laiko” ku po i nënshtrohet një operacioni.

Sipas asaj që u bë e ditur nga autoritetet policore, ka dëshmi që thonë se i plagosuri lëvizte me motoçikletë dhe ndiqte disa persona të tjerë me të cilët shkëmbyen të shtëna.

Autoritetet policore që kanë shkuar në vendngjarje kanë grumbulluar 7 gëzhoja, të cilat i kanë dërguar për ekspertizë.

Arena e Lajmit

Shkëmbim zjarri në Athinë/ Kush është shqiptari i plagosur, i arrestuar 18 vjet më parë për vrasje…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook