“Shteti i Bektashinjve”, Zekthi: Ide anti-kombëtare, krijon precedentë të rrezikshëm

Analisti Fitim Zekthi e konsideroi si të tmerrshme idenë e hedhur për krijimin e “Shtetit të Bektashinjve”. Në emisionin Open në Neës24, Zekthi tha se një ide e tillë është anti-kombëtare.

“Një ide e tillë, së pari krijon precedentin e ndryshimit të kufinjve. Kjo më pas krijon precedentin që ccdo fe mund të kërkojë të krijojë shtetin e saj. Është një qëndrim qesharak.

Sikundër qesharak është qëndrimi i Baba Edmond Brahimaj, i cili po turpëron një komunitet që ka dëshmuar një tjetër histori. Jam gati i shokuar, nuk arrij ta kuptoj dot këtë ide që artikulohet”, tha Zekthi.

Ai tha se një ide e tillë është një turp kombëtar, një marrëzi, e cila sot nuk po mbështetet nga askush, pavarësisht qëndrimeve politike që ka, i majtë apo i djathtë.

Arena e Lajmit

“Shteti i Bektashinjve”, Zekthi: Ide anti-kombëtare, krijon precedentë të rrezikshëm

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook