Çifti u rrahën nga djali dhe nusja, i moshuari: E tërhoqa denoncimin se e kam fëmijë. Dhe nëse më vret…

Një ngjarje e rëndë ndodhi disa ditë më parë, ku djali dhe nusja kanë dhunuar babanë dhe nënën e djalit të shtëpisë.

Çështja u trajtua në emisionin Me zemër të hapur në News 24 nga moderatorja Evis Ahmeti. Vetë i moshuari, që dyshohet se gjithashtu është dhunuar nga djali dhe nusja, në një lidhje live nga telefoni tha se e ka tërhequr denoncimin dhe e ka falur djalin.

I moshuari tha se e ka tërhequr denoncimin, pasi nuk do t’i bëjë keq djalit të tij. Ai tha se edhe “nëse e vret, le ta vrasë djali i tij”.

I moshuari: E kemi zgjidhur këtë çështje. Kam dhënë njëherë intervistë. Kemi tërhequr denoncimin. Kam dhënë dorëheqje nga kjo punë. Dhe kush ta ka dhënë këtë numër ty. Nuk kam frikë nga djali. Çfarë të jetë shkruar le të bëhet. Ajo gazetare që të ka dhënë numrin ty ka bërë shumë gabim.

E tërhoqa denoncimin se e kam fëmijë. Jam bërë pishman dhe e tërhoqa. E kam falur djalin, edhe Vjollca e ka folur. E ka falur Vjollca, se unë nuk kam pasur asgjë. Unë e kam tërhequr me kohë denoncimin. Gruan time e ka rrahur nusja. Nusja ka ikur që kur ka rënë djali në burg, e ka mbyllur derën dhe ka ikur. Ka mbaruar puna ime. Mua dhe nëse më vret, do më vrasë djali im. Hiqi vizë asaj pune.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Çifti u rrahën nga djali dhe nusja, i moshuari: E tërhoqa denoncimin se e kam fëmijë. Dhe nëse më vret…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook