Listë e përbashkët me PD? Përgjigjet Meta: Preferojmë të dalim me flamurin dhe logon tonë, por…

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka konfirmuar se ditën e djeshme është takuar me Flamur Nokën, duke u shprehur se ka qenë një takim miqësor.

Meta tha se në këtë takim u fol për aksionin opozitar, protestat që pritet të nisin në gjithë Republikën dhe zgjedhjet e vitit 2025.

I pyetur nëse do i përmbahet rregullit të PD-së, për të qenë pjesë e primareve si kandidat në Partinë Demokratike, Meta deklaroi se është i gatshëm që t’i përmbahet çdo rregulloreje të çdo partie opozitare në vend.

Meta theksoi se Partia e Lirisë do të preferonte të dilte në zgjedhjet e 2025 me flamurin dhe logon e saj, por se kjo është një çështje që nuk e vë në diskutim luajalitetin e PL ndaj aksionit të opozitës.

“PL në çdo rast do donte fitoren e opozitës. Në radhë të dytë vendosjen e fitores së opozitës si objektiv të përbashkët të gjithë forcave opozitare dhe do të preferonte që të dilte me logon dhe flamurin e saj, por kjo është një çështje që nuk e vë në diskutuam luajalitetin e PL ndaj aksionit opozitar”, deklaroi Meta.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Listë e përbashkët me PD? Përgjigjet Meta: Preferojmë të dalim me flamurin dhe logon tonë, por…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook