“Shteti Bektashi”, Milo: Ja 5 arsyet që kjo nismë duhet të ndalet, do ketë acarime të…

Paskal Milo, ish-ministër i Jashtëm, tha se hedhja e idesë për krijimin e “shtetit Bektashi” mund të ketë efekte propagandistike, mund të ketë edhe efekte promovuese të Kryeministrit në planin ndërkombëtar, por duhen parë efektet negative.

Në emisionin “Open” në News24, Milo tha se nëse kjo ide konkretizohet do të kishim cënimin e sovranitetit, do të kishim një acarim të marrëdhënieve ndërkomunitare fetare, të cilat kanë filluar, sikundër do të kishim cënim të Kushtetutës së Shqipërisë.

Por pastori Ylli Doçi tha se nuk ka pse të ketë një acarim të marrëdhënieve ndërkomunitare fetare pasi komuniteti Bektashi ka një veçori që asnjë nga komunitetet fetare nuk e ka në Shqipëri. “Mos harroni që Qendra Botërore e Bektashizmit është në Shqipëri. Nuk është si çdo komunitet tjetër, kemi qendrën ndërkombëtare këtu”, tha Doçi.

Ndërkohë Milo tha “nuk mund të më imponosh idetë e tua, unë jam mik i komunitetit bektashi, por ide të tilla ndikojnë”.

“Shikoni reagimet që vijnë nga Turqia, unë jam i bindur që edhe Erdogani që takoi Ramën në OKB, një takim kaq urgjent, me siguri që e ka trajtuar edhe këtë çështjes. Turqia ka shfaqur rezerva. Ne jemi anëtarë të konferencës islamike që sigurisht e pret me rezerva këtë ide”, tha Milo.

Arena e Lajmit

“Shteti Bektashi”, Milo: Ja 5 arsyet që kjo nismë duhet të ndalet, do ketë acarime të…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook