Broja me trajner të ri, Sarri e Southgate në “pole position” për drejtimin e Everton

Për Everton është hapur një kapitull i ri në histori. Padronët amerikanë të Friedkin kanë marrë drejtimin e klubit nga Liverpool dhe sikundër flitet nga mediat në ishull janë gati të investojnë tek klubi i ri për ta rikthyer Evertonin në një klub ambicioz. Në fakt këtë sezon skuadra e re e Armando Brojës po vuan, teksa pas 5 javëve të para ndodhet në vendin e 19 me vetëm 1 pikë. Megjithatë eksperienca në Serie A tek Roma mund ta ndihmojë Friedkin të investojnë në mënyrën e duhur, për të shpëtuar klubin këtë sezon e më pas për të menduar në vijim për ndërtimin e një skuadre konkurruese.

Sean Dyche duket se i ka ditët e numëruara në pankinë, me drejtuesit e rinj të Everton që po mendojnë që tani për të sjell në krye të skuadrës një trajner me “peshë”. Dikur rivalë të kryeqytetit në derbit e Serie A, por duket se emri i preferuar për amerikanët është ai i Maurizio Sarrit. Ish tekniku i Lazios, Juventusit dhe Çelsit duket se është emri i duhur për ritkhimin e Evertonit në një ekip ambicioz. Eksperienca e tij e gjatë dhe fakti se ka drejtuar edhe në Premier League në kohën kur ai ishte në krye të Çelsit, janë avantazhet e italianit.

Nëse kjo pistë dështon alternativa është një teknik jo me më pak “peshë” se sa Sarri. Bëhet fjalë për ish teknikun e “Tre Luanëve” Gareth Southgate. 8 vite në krye të kombëtares angleze i kanë dhënë anglezit hovin cilësor për të drejtuar një klub të rëndësishëm dhe pse jo Everton duket se mund të jetë një opsion i mirë për të, duke parë projektin e ri.

Teksa jemi në pritje të rikuperimit edhe të sulmuesit të kombëtares tone Brojës, për ta riparë sërish në fushën e lojës, tek klubi nga Liverpooli ka nisur puna për zbatimin e një projekti ambicioz në drejtimin e padronëve amerikanë, project në të cilin mund të jetë pjesë pse jo edhe Armano Broja, me sulmuesin kuqezi që duhet të bind drejtuesit me performancën e tij në fushë, në mënyrë që këta të fundit të blejnë kartonin e tij nga Çelsi, në përfundim të sezonit.

Arena e Lajmit

Broja me trajner të ri, Sarri e Southgate në “pole position” për drejtimin e Everton

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook