Gara për kreun e Policisë së Shtetit/ Nesër Komisioni bën vlerësimin me pikë, emri i kandidatit fitues të premten në tryezën e Ramës

Në këto momente po mbahen dëgjesat publike për 11 kandidatët për kreun e Policisë së Shtetit.

Gazetari Igli Celmeta tha se deri tani janë mbajtur dëgjesat për 8 kandidatë nga 11 konkurrentë në garë. Bëhet me dije se nesër Komisioni i Posaçëm do të japë vlerësimin me pikë për kandidatët dhe fitues pritet të jetë kandidati që merr më tepër pikë.

Igli Celmeta: Komisioni i Posaçëm i Vlerësimit ka nisur seancën dëgjimore me kandidatët. 8 nga 11 kandidatët kanë përfunduar seancën dëgjimore. Në këtë moment është Pëllumb Seferi, që po shpalos platformën e tij. Më pas Rebani Jaupi dhe Skënder Hitaj janë në radhë për të dalë para Komisionit. Përpara 3 ditëve, janë skualifikuar 4 kandidatë.

Pas largimit të Muhamet Rrumbullakut, drejtuesi i ri do të zgjidhet me konkurs. Sot do të përfundojnë seancat dëgjimore. Nesër Komisioni do të bëjë vlerësimin me pikë të kandidatëve. Më 27 shtator, pritet që ministri Hoxha t’i propozojë kryeministrit Edi Rama emrin e drejtorit të Policisë së Shtetit.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Gara për kreun e Policisë së Shtetit/ Nesër Komisioni bën vlerësimin me pikë, emri i kandidatit fitues të premten në tryezën e Ramës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook