Dy vëllezër kanë rënë në pranga nga blutë e Tiranës, pasi dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie kanë goditur njëri-tjetrin me grushte.
Policia thotë se materialet tashmë i kanë kaluar Prokurorisë, teksa dy vëllezërit e moshuar kanë përfunduar në qeli.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasit N. V., 62 vjeç, dhe M. V., 64 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë, pasi për shkak të një konflikti pronësie kanë goditur njëri-tjetrin me grushte.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
()