Gossip Sport/ Georgina Rodriguez “ndjek” CR7-ën, partnerja e Ronaldos korr sukses të jashtëzakonshëm me dokumentarët e saj në Netflix

Tashmë nuk përbën më një risi. Çifti Cristiano Ronaldo e Giorgina Rodriguez vijojnë të korrin suksese të njëpasnjëshme jo vetëm në profesionet e tyre por padyshim edhe në aspektin financiar.

Së fundmi partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez po korr një sukses të jashtëzakonshëm me dokumentarët e saj në Netflix.

Pas publikimit të sezonit të tretë të “I am Georgina”, raportimet thonë se Rodriguez po fiton afro nëntë milionë euro në sezon

Sezoni i tretë i serialit dokumentar u publikua më 18 shtator dhe deri më tani ka fituar vlerësime të mira.

‘Reality show’ i Rodriguez-it në Netflix, i cili ofron një paraqitje të shkurtër të stilit të jetës së saj luksoze dhe marrëdhënies me një nga futbollistët më të pasur në botë, Ronaldon, ka tërhequr shikueshmëri të konsiderueshme.

Përveç kontratës fitimprurëse me Netflix, modelja 30-vjeçare dhe influencuesja spanjolle bashkë-menaxhon një klinikë të suksesshme të transplantimit të flokëve me Ronaldon, e cila thuhet se gjeneron rreth dhjetë milionë euro në vit. Kjo sipërmarrje i shton një shtresë tjetër suksesit të saj financiar.

Arena e Lajmit

Gossip Sport/ Georgina Rodriguez “ndjek” CR7-ën, partnerja e Ronaldos korr sukses të jashtëzakonshëm me dokumentarët e saj në Netflix

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook