Ina Zhupa: Turizmi i përgjysmuar, qeveria kërkon fajtor dhe nuk merr përgjegjësi

Deputetja Ina Zhupa zhvilloi takime në qytetin e Sarandës me bizneset dhe operatorët turistik për të kuptuar si shkoi sezoni i verës për nga turizmi.

Zhupa shprehet se bizneset janë ankuar për përgjysmim të numrit të turistëve dhe që qeveria nuk bashkëpunon për të rregulluar kushtet dhe ofertën për vitin e ardhshëm por qé mjaftohet duke ja hedhur fajin cmimeve të hotelerisë apo restoranteve.

Statusi i plotë:

Turizmi i përgjysmuar, qeveria kërkon fajtor dhe nuk merr përgjegjësi.

Gjysma e turistëve nga vjet- refreni i gjithë operatorëve turistik në Sarandë.

Pritshmëritë për 2024 ishin për të qënë më e begatë se 2023 por në fakt nuk arriti as gjysmën e numrave të vitit të kaluar.

Turistët në Sarandë shkurtonin ditët e qëndrimit pasi kishin ardhur duke kërkuar të ktheheshin më shpejt në vendet e tyre, ose të largoheshin për në Korfuz për ditët e mbetura. Turizëm cilësor pa ujë nuk ka, turizëm cilësor pa rrugë nuk ka, turizëm cilësor pa trashëgimi kulturore nuk ka. Dhe këto janë detyra themelore të qeverisë dhe jo të biznesve që sipas qeverisë janë fajtore të kësaj situate.

  • foto galeri
  • foto galeri

Problematikat që na numëruan në takimet tona bashkë me Matildën dhe Anilën, janë të shumëllojshme:

1-Mungesa e investimeve për transportin publik, kaos ne qytet me trafikun e rënduar. Rrugët që bëheshin arnime mbi arnime në mes të sezonit ishin stres më vete.

2-Qyteti që kundërmonte me erën e mbetjeve nga mungesa e menaxhimit te tyre efektiv dhe gjendja katastrofale e mbetjeve në rrugë.

3- Konkurenca e pandershme ku ata qe nuk kontrollohen nga shteti abuzojnë me cmimet dhe prishin imazhit dhe të tjerëve.

4- Mungesa e parkimeve publike. Asnjë parkim publik, apo me pagese bashkisë nuk ka në Sarandë.

5- Vendet e trashëgimisë kulturore nuk mbrohen edhe nuk përbëjnë më interes për turistët edhe për shkak të gjendjes së tyre. Vetëm Butrinti dhe Syri i Kaltër ngelen ende destinacione të preferuara.

6- Mungesa e aktiviteteve për të gjitha moshat dhe në zona të caktuara që nuk shkaktojnë gjullurdi në qytet.

Këto ishin disa nga problemet kryesore që ata cilësuan duke kërkuar që shteti të jetë bashkëpunues me ta për të pasur sukses në turizëm.

Për turizmin nuk mund të angazhohesh vetëm tre muaj vere, duhet puna të vazhdueshme e një qeverie që bashkëpunon me biznesin dhe që i trajton qytetet si mjedise zhvillimi dhe investimi dhe jo si kantiere ndërtimi.

Partia Demokratike ka gjithë platformën e duhur për zhvillimin e vendit dhe kthimin e turizmit nga sektorët më me prosperitet për të ardhurat ekonomike.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Ina Zhupa: Turizmi i përgjysmuar, qeveria kërkon fajtor dhe nuk merr përgjegjësi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook