Koordinatori i PD për kryeqytetin Klevis Balliu mbajti një fjalim në protestën e opozitës përpara Bashkisë së Tiranës.
Balliu ndër të tjera hodhi akuza edhe për zv kryeministren, njëkohësisht ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Ballukun. Klevis Balluku tha se SPAK nuk po heton Belinda Ballukun, edhe pse ajo menaxhon 75 përqind të buxhetit.
Klevis Balliu: A e patë sesi SKAP-i shpëtoi Olta Xhaçkën dhe burrin e Oltës? SKAP nuk e heton Belinda Ballukun për asgjë, pavarësisht se menaxhon 75 përqind të buxhetit. A e keni parë se Veliaj i quan ata të SKAP-it “koleg”. Të gjithë punonjësit e Bashkisë së Tiranës janë në burg, përveç Veliajt.
Opozita nuk bën kompromise, por i del përballë të keqes. Ne nuk e lëmë në baltë Tiranën, as Shqipërinë. Nuk lëmë në baltë qytetarët, derisa ekonomia të jetë për qytetarët dhe jo për pushtetarët. Rroftë opozita, rroftë Tirana.
(Arena e Lajmit)