U dhunua barbarisht/ Avokati Mëngjesi thotë se ka rregulluar raportet me porositësin e sulmit Dritan Nanon. Vendimi që mori gjykata

Avokati Sokol Mëngjesi i cili u dhunua barbarisht në datë 29 maj të këtij viti, përmes një deklarate noteriale vë në dijeni Gjykatën e Tiranës se ka rregulluar marrëdhëniet me Dritan Nanon, personin e dyshuar se ka porositur aktin.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Arena e Lajmit se përmes mbrojtësit ligjor, Mëngjesi, një deklaratë të tillë e depozitoi në seancën e kësaj të mërkure, teksa Nano kërkonte ndryshimin e masës së sigurisë. Trupa e gjykimit nuk e mori parasysh kërkesën, duke lënë në fuqi masën e sigurisë vendosur ndaj Nanos.

Sokol Mëngjesi u dhunua nga tre persona mëngjesin e 29 majit, mbasi la fëmijën në kopësht, në zonën e ish bllokut. Personat që morën pjesë në këtë konflikt ishin Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku. Ky i fundit nuk mori pjesë në dhunë, por ndihmoi njërin prej autorëve ta largonte nga vendi ngjarjes.

Nga informacionet, mësohet se Sokol Mëngjesi është rikuperuar dhe ka nisur aktivitetin e punës. Shumë shpejt pritet që të marrë pjesë edhe në seancat gjyqsore, për të mbrojtur klientët që ai përfaqëson.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

U dhunua barbarisht/ Avokati Mëngjesi thotë se ka rregulluar raportet me porositësin e sulmit Dritan Nanon. Vendimi që mori gjykata

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook