Bayern-Bayer mban “pezull” Gjermaninë, 351.000 kërkesa për bileta, “sold out” 2 muaj më parë

Të shtunën e gjithë vëmendja e mbarë opinionit sportiv do të jetë e mbërthyer në Allianz Arena, teksa përballen dy skuadrat rivale të dy sezoneve të fundit për titullin kampion, Bayern i Mynihut dhe Bayer Leverkusen. Nënkampionët e Bayern kundrejt kampionëve aktualë, “Aspirinat” e Xabi Alonsos, në një 90 minutësh që pritet të jetë spektakolar.

Pas 4 javëve të para të dyja skuadrat ndahen me vetëm 3 pikë, me ekipin e Vincent Kompany që është treguar perfekt në këtë start kampionati, teksa i ka fituar të 4 sfidat, ndërkohë që Leverkusen numëron 3 fitore dhe 1 humbje atë ndaj Leipzig. Bayern kërkon menjëherë të rikthejë titullin në Bavari, pasi sezonin e fundit ishte Leverkusen që dominoi duke fituar titullin e parë në histori.

Skuadra e Bayenit të Mynihut do të kërkojë edhe revanshin e sezonit të fundit edhe sa i takon sfidave direkte, ku në Mynih në fazën e parë ndeshja përfundoi në barazim 2-2, ndërsa në ndeshjen e kthimit “Aspirinat” triumfon thellë 3-0, një sfidë që përcaktoi në një farë mënyre edhe sezonin, me kuqezinjtë që u kurorëzuan në fund si kampionë.

Gjermanja “Kicker”, ditën e sotme ka publikuar edhe një informacion shumë interesant lidhur me interesimin për këtë ndeshje. Sipas saj biletat për sfidën që do të zhvillohet të shtunën në Allianz Arena janë shitur të gjitha, më 25 Korrik,  rreth 2 muaj më parë. Ndërkohë që interesimin ka qenë aq shumë i lartë, teksa numërohen rreth 351.000 kërkesa për të siguruar një biletë. Një gjë është e sigurte: Tifozët që do të shohin nga shkallët e Allianz Arenës, supersfidën mes Bayernit dhe Leverkusenit duhet ta konsiderojnë veten me shumë fat.

Bild 1
 
Bild 2
 
Arena e Lajmit

Bayern-Bayer mban “pezull” Gjermaninë, 351.000 kërkesa për bileta, “sold out” 2 muaj më parë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook