Carabao Cup/ Liverpool 5 gola për kualifikimin, Slot: Nuk ishte aspak e lehtë, pavarësisht rezultatit

Liverpool arrin një fitore të thellë në “Anfield Road” ndaj londinezëve të West Ham, me rezultatin 5-1. Skuadra e Arne Slot duket se ka lënë pas zhgënjimin e vetëm këtë sezon, teksa gabuan dy javë më parë në shtëpi ndaj Nottingam Forrest. “The Reds” arrijnë të fitojnë edhe në Kupën e Ligës ndaj një kundërshtari aspak të lehtë siç është West Ham. Në fakt ishin “The Hummers” që realizuan të parët pas autogolit të Quansah, në minutën e 21, që krijuan idenë se do të ishte një mbrëmje jo e thjesht për Liverpulasit. Avantazhi i miqve zgjati shumë pak, pasi vetëm pas 4 minutash lojë, portugezi Diogo Jota i dha barazimin vendasve.

Pjesa e dytë ndërkohë foli vetëm për “The Reds”, teksa realizuan 4 herë duhe fundosur miqtë. Diogo Jota sërish, Salah dhe dygolësh në fundin e sfidës nga ana e sulmuesit holandez Gakpo kompletuan suksesin me “Manita” të ekipit të Arne Slot duke kaluar më tej në fazën tjetër, ku në 1/8 e finaleve do të përballen me Brighton.

I lumtur për këtë sukses u shfaq në përfundim të sfidës, tekniku holandez i Liverpool, Arne Slot:

“Në pjesën më të madhe të ndeshjes e kishim ne kontrollin e lojës.Në dukje rezultati të krijon idenë se kjo ishte një sfidë e lehtë, por mund t’Ju garantoj se nuk ishte aspak kështu, madje asnjë ndeshje që kur unë kam ardhur këtu nuk ka qenë e thjeshtë për t’u fituar.

Lidhur me konkurrencën në skuadër ai shtoi: “Nuk më ka ndodhur asnjëherë të drejtoj një ekip me lojtarë që nuk kanë dëshirë të luajnë, kudo është njësoj. Jam me fat që kam lojtarë me kaq shumë kualitet”, përfundoi Slot.

Arena e Lajmit

Carabao Cup/ Liverpool 5 gola për kualifikimin, Slot: Nuk ishte aspak e lehtë, pavarësisht rezultatit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook