Mario Balotelli mund t’i befasojë të gjithë dhe të luajë në Bullgari. Siç raportohet nga faqja lokale Topsport.bg, qendërsulmuesi italian, i cili është pa kontratë, aktualisht është në negociata me CSKA Sofje.
Gjithsesi, asgjë nuk është zyrtare dhe për momentin gjithçka mbetet në kuadrin e një hipoteze. Super Mario kërkon një skuadër ku do mund të luajë, teksa në CSKA e Sofjes, ai do kishte hapësirat e duhura.
Gjatë karrierës së tij, 34-vjeçari ka ndërruar shumë skuadra. Ai ka luajtur për ekipet e mëdha të Milanos në Itali, ndërsa ka kontribuar në Angli për gjigandë si Manchester City dhe Liverpool.
(J.S/)