7 fitore në 7, 21 pikë të plota, Barcelona është thjesht perfekte në këtë fillim sezoni në La Liga. Ekipi i Hansi Flick nuk di të ndalet, vijon marshimin në Spanjë duke kaluar edhe Getafe, lajmi i vetëm në këtë sfidë ishte fakti që blaugranët shënuan vetëm 1 gola, këtë herë mjaftoi vetëm Robert Lewandowski për të dalë me pikë të plota pasi suksesit 1-0.
Barça krijoi iluzionin se do të vinte në jetë në një tjetër goleadë këtë mbrëmje, pasi polaku gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 19-të. Dominimi i Barcelonës ishte total, 78% mbajta e topit, por Leva me shokë goditën vetëm 4 herë kuadratin, duke bërë që rezultati të mbetej i pa ndryshuar. Fal këtij suksesi, Barcelona thellon diferencën me Real Madrid në +4:
“Pa frena”, ishte titulli kryesor i Sport, shoqëruar me foton e Robert Lewandowskit autor i 7 golave këtë sezon. Në të përditshmen spanjolle ka hapësira edhe për Szczesny u cili ka konfirmuar akordin me Barcelonën. 2 milionë euro do të përfitojë edhe Juventus nga firma e polakut pasi palët kishin përfshijë një klauzolë në rast se do të rikthehej në fushë.
Në sfidën tjetër të javës së 7-të në La Liga, Rayo e Ivan Balliut doli me një pikë nga transferta përballë Girona pas barazimit 0-0. Anësori kuqezi u rikthye titullar, u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 89-të, ndërsa u vlerësua me notën 6,3.
()