Politologu Ermal Hasimja ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit për dënimin e deputetit demokrat Ervin Salianji.
Hasimja u shpreh se dënimi i Salianjit ka tri pasoja kryesore, mes të cilave përforcimin e statusit dhe reputacionit të ligjvënësi demokrat.
Ai shtoi se ky vendim po ashtu do të dëmtojë imazhin e drejtësisë dhe të mazhorancës në vend.
Sipas tij Shqipëria do të klasifikohet në një kategori problematike të vendeve ku opozita burgoset sepse akuzon.
“Denimi i Ervin Salianjit ka tri pasoja kryesore:
1. Perforcon statusin dhe reputacionin e Salianjit.
2. Demton imazhin e drejtesise dhe te shumices.
3. E klasifikon Shqiperine ne nje kategori problematike vendesh ku opozita burgoset sepse akuzon”, shkroi ai në Facebook.