Mes kaosit dhe tensionit derbi i Xhenovas, një nga më të zjarrit në Itali, i shkoi Sampdorios. Në “Marassi”, Geona krijoi iluzionin se ky derbi nuk do të kishte shumë histori, pasi Pinamonti gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 9-të.
Ashtu siç pritej, sfida ishte e luftuar fort për çdo top, faulle të shumtë, u akorduan 10 kartonë të verdhë dhe 1 i kuq. Në pjesën e dytë, mes zëvendësimeve të shumta, për Sampdoria-n u aktivizua edhe Fabio Borini. Në minutën e 83-të, sulmuesi italian me një goditje perfekte nga jashtë zone dërgoi topin në rrjetë duke barazuar shifrat në 1-1, rezultat që mbeti i pandryshuar duke bërë që fatet e derbit të vendoseshin nga pika e bardhë e penalltisë.
Miretti dhe Zanoli gabuan për Geona-n, ndërsa Barreca realizoi saktë penalltinë e 7-të duke i dhuruar Sampdoria-s një biletë për në fazën e 1/8 në Kupën e Italisë ku do të përballen me Romën.
Derbi i Xhenovas solli përplasje mes tifozëve përpara dhe pas ndeshjes: 15 persona mbetën të plagosur, ndërsa dy tifozë u shoqëruar në polici.
()