Ministri Vengu pret të dërguarin special të Britanisë për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach: Shqipëria, më shumë investime në infrastrukturën mbështetëse të NATO

Ministri i Mbrojtjes z. Pirro Vengu priti në një takim të veçantë të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor Lord Stuart Peach, i cili erdhi në Shqipëri, në kuadër të Stërvitjes së Përbashkët “Austere Wolf – 24”.

Ministri Vengu dhe Lord Stuart Peach vlerësuan maksimalisht ndërveprimin mes trupave shqiptarë dhe britanikë në stërvitjen “Corridor VIII Response”.

Gjatë bisedës me zyrtarin e lartë britanik ministri i Mbrojtjes z. Pirro Vengu diskutoi rreth situatës së sigurisë në rajon përfshirë edhe Veriun e Kosovës, për të cilën Shqipëria jo vetëm mirëpret vendimin e Aleancës për shtimin e trupave atje, por edhe ka rritur praninë e ushtarakëve shqiptarë në misionin e KFOR.

Sipas ministrit të Mbrojtjes: “… si vend anëtar i NATO, pozicioni i privilegjuar gjeografik i vendit tonë na angazhon për të investuar më tej në infrastrukturën mbështetëse për Aleancën”. Ministri Vengu theksoi gjatë bisedës me zyrtarin e lartë britanik se: “Në Korridorin VIII po punohet intesivisht në disa lote, për të vijuar më tej me projektin madhor të portit në Porto Romano, një pjesë e të cilit do të jetë i dedikuar për përdorim ushtarak”.

Po ashtu, ministri Vengu e njohu Lord Peach me hapat që Shqipëria ka ndërmarrë për rijetëzimin e Industrisë Ushtarake, duke ftuar për investim dhe bashkëpunim çdo agjenci apo kompani britanike.

Arena e Lajmit

Ministri Vengu pret të dërguarin special të Britanisë për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach: Shqipëria, më shumë investime në infrastrukturën mbështetëse të NATO

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook