Ndeshja ndaj Partizanit, Tetova ul presionin: S’është testi i të vërtetës, mungesat nuk janë problem

Edlir Tetova, tekniku i Egnatias e ka cilësuar ndeshjen ndaj Partizanit si atë të radhës dhe jo si një test të vërtetë. Në fjalën e tij, Tetova u shpreh se pavarësisht mungesave, ekipi do futet në fushë vetëm për fitore.

Partizani?
E presim si ndeshje rradhe për vazhdimësinë e një kampionati të gjatë në pritje të tre përballjeve të tjera me këtë kundërshtar.

Testi i së vërtetës?
Jo, nuk eshte test i vertete sepse eshte vetem ndeshja e pare nga kater të tilla. Siç dihet, në fazën e parë janë njohjet me ekipet kundërshtare për të pasur një ide më konkrete për tre fazat e tjera.

-2 nga kreu dhe +2 nga Partizani?
Nuk janë shume 2 pike sepse 1 fitore dhe 1 barazim të lënë në të njëjtat pozita, por shpresojmë të bëjmë më të mirën nesër.

Kundërshtari?
Kemi parë lojën e re të Partizanit, sigurisht ka shtuar forcat në sulm dhe si pikë e fortë është sulmi për t’u marrë parasysh.

Lojtarët e rinj?
Vazhdojmë të punojmë me lojtarët e rinj që kanë ardhur, pritet më shumë nga ata. Do të rrezikoj që t’i jap kohën e mjaftueshme sepse janë lojtarë që kanë potencial.

Skuadrat japin maksimumin ndaj nesh?
Është normale kjo që ndodh për vetë faktin se jemi kampionët në fuqi dhe çdo skuadër kërkon të masi forcat me Egnatian.

Mungesa?
Pervec Xhemajlit, Dulysse, Fangaj dhe Bakayoko, lojtarët e tjerë janë prezent. Kam besim që me mungesat që janë, lojtarët e tjerë do të dinë ta menaxhojnë shumë mirë ndeshjen. Përtej mungesave vazhdoj të këmbëngul që çdo lojtar në skuadrën time është shumë i rëndësishëm dhe ka rol specifik.

Arena e Lajmit

Ndeshja ndaj Partizanit, Tetova ul presionin: S’është testi i të vërtetës, mungesat nuk janë problem

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook