VIDEOLAJM/ Gjyqi në Apel! Pas pak pritet vendimi, deputetët e PD në mbështetje të Ervin Salianjit

Pas pak pritet të komunikohet vendimi i Gjykatës së Apelit në lidhje me gjyqin e deputetit Ervin Salianji.

Në videon e siguruar nga , shihet se në mbështetje të Salianjit kanë shkuar deputetë të opozitës, mes tyre Dhurata Cupi, Saimir Korreshi, Bledion Nallbati dhe Zheni Gjergji.

Të pranishëm janë edhe Asllan Dogjani, Dashnor Sula, Xhelal Mziu, Ferdinand Xhaferri, Luciano Boçi, Luan Baci, Gazment Bardhi, Helidon Bushati dhe Edi Paloka.

Salianji akuzohet për denoncimet ndaj qeverisë për lidhje me trafikantë dhe personazhe të krimit të organizuar.

Salianji bëri një seri denoncimesh madje dhe nga fushat me kanabis për lidhjet te ish-ministrit Tahiri me kanabizimin. Më pas Partia Demokratike dhe Ervin Salianji pretenduan që lidhjet me krimin mbaheshin nga vëllai i ish-ministrit pasardhës, Fatmir Xhafaj.

Pas denoncimit të tij, opozita dhe Salianji publikuan rastin, për këtë u hap një hetim penal me kallëzimin e Agron Xhafajt ku Salianji akuzohet për shpifje.

Vlen të theksohet se gjithë prokurorët dhe gjyqtarët që kanë pasur çështjen dhe kane dhënë vendimin me 1 vit burg në shkallë të parë janë shkarkuar nga organet e Vettingut.

()

Arena e Lajmit

VIDEOLAJM/ Gjyqi në Apel! Pas pak pritet vendimi, deputetët e PD në mbështetje të Ervin Salianjit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook