Zgjedhjet 2025/ Meta thërret në 1 tetor mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar! Nga kriteret për përzgjedhjen e kandidatëve te përgatitja për fushatën, çfarë pritet të diskutohet

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka thirrur në datën 1 tetor 2024, mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të PL.

Në këtë mbledhje do të miratohen vendime shumë të rëndësishme në funksion të përgatitjeve elektorale të Partisë së Lirisë për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, që janë vendimtare për të ndaluar shpërbërjen dhe shpopullimin e Shqipërisë.

KDK do të miratojë kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve për deputet të Partisë së Lirisë në të gjithë vendin, si dhe do të miratojë ngritjen e Komisionit të Organizimit të Qarkut të Tiranës.

Gjithashtu, në funksion të përgatitjes zgjedhore priten të diskutohen e miratohen dhe një sërë vendimesh të tjera të rëndësishme.

Arena e Lajmit

Zgjedhjet 2025/ Meta thërret në 1 tetor mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar! Nga kriteret për përzgjedhjen e kandidatëve te përgatitja për fushatën, çfarë pritet të diskutohet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook