A do të nisë sot mosbindja civile me mbledhjen e mbështetësve të PD te Drejtoria e Policisë së Tiranës? Ja ç’thotë Gazment Bardhi

Një mesazh qarkullon në rrjet, ndërsa u bën thirrje mbështetësve të opozitës që të mblidhen para godinës së Drejtorisë së Policisë së Tiranës, në orën 17:00, në një kohë kur është njoftuar se rreth kësaj ore, do të paraqitet edhe deputeti Ervin Salianji, i dënuar një ditë më parë nga Gjykata e Apelit me 1 vit burg.

Gazetari i News24, Osman Stafa, e pyeti kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, lidhur me këtë organizim të mbështetësve apo militantëve të opozitës, ndërsa deputeti demokrat tha se “ju besoj e keni të qartë se solidariteti, jo vetëm nga demokratët, por nga çdo qytetar i ndershëm, që nuk pranohet me padrejtësinë, ka qenë në nivele maksimale. Ndaj edhe Edi Rama nuk u fsheh nga autorësia e vendimit të Apelit. Edi Rama e shpalli vendimin në seancë, pa u shprehur Apeli”.

Në vijim, Bardhi tha se opozita me aksionin e saj opozitar që do të përshkallëzohet synon rikthimin e Kushtetueshmërisë në vend, si dhe lirimin e çdo të burgosuri politik, kundërshtar të regjimit të Edi Ramës.

Arena e Lajmit

A do të nisë sot mosbindja civile me mbledhjen e mbështetësve të PD te Drejtoria e Policisë së Tiranës? Ja ç’thotë Gazment Bardhi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook