Aksident i rëndë në Kuçovë, makina përplas për vdekje 50-vjeçarin

Rreth orës 20:40, në rrugën e Kuçovës, ka ndodhur një aksident i rëndë ku një 50 vjeçar ka humbur jetën pas goditjes nga një automjet. I përfshirë në aksident ishte shtetasi A. M., 49 vjeç, banues në Berat, i cili drejtonte automjetin që përplasi viktimën.

Menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat për të përfunduar procedurat e nevojshme.

Grupi hetimor është aktualisht në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

Autoritetet janë angazhuar për të mbledhur dëshmi dhe informacione që do të ndihmojnë në hetimin e plotë të ngjarjes.

Arena e Lajmit

Aksident i rëndë në Kuçovë, makina përplas për vdekje 50-vjeçarin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook