Emisioni “Log.”/ Nga burgosja e Salianjit te strategjia e opozitës, Tabaku flet “pa doreza”…

Deputetja demokrate Jorida Tabaku në emisionin “Log.” në News24 tha se sot është një ditë që nuk duhet të gëzojë askënd.

Referuar dënimit të deputetit Ervin Salianji nga Gjykata e Apelit me 1 vit heqje lirie, Tabaku tha se kolegu i saj demokrat zgjodhi që të përballet, ndërkohë që në rastin e Olta Xhaçkës deputetët socialistë zgjodhën ta mbrojnë, duke mos respektuar as vendimin e Kushtetueses.

Tabaku tha se rishkoi në selinë e PD-së pas një kohe të gjatë, pasi mendoi se opozita nuk ka luksin të humbasë kohën duke u marrë me njeri-tjetrin. Deputetja tha se paralelisht me radikalizimin politik, ne nuk duhet t’i lëmë asnjë hapësirë për të shpalosur programin tonë në raport me qytetarët.

“Kam bërë thirrje kudo që të mos vijonim të merreshim me njëri-tjetrin, të akuzonim njëri-tjetrin. Kam qenë pjesë e Grupit Parlamentar të PD-së, jam bashkuar dhe kam mbështetur çdo nismë politike”, tha Tabaku.

Deputetja e PD-së tha se situata në këtë parti ka bërë që të hiqen komplekset që ishin krijuar. “Edhe në situatën më të ashpër që kemi kaluar në 8 janar, me pjesën më të madhe, kishim diskutuar dhe pritja që më kanë bërë ishte shumë mirë”, tha Tabaku.

Ajo u shpreh se nuk ka pasur komunikime kohët e fundit me Lulzim Bashën.

Përsa i takon taksimit të Profesionistëve të Lirës, taksë e konsideruar si antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese, Tabaku tha se Qeveria duhet të kthejë këto para të arkëtuara te qytetarët që i kanë paguar. Tabaku tha se një taksë që shpallet anti-kushtetuese, atëherë duhet të rregullohet procedura.
“Kushtetuesja nuk është drejtori varësie e Ministrisë së Financave”, tha Tabaku.

Përsa i takon betejës së inceneratorëve, Tabaku tha se ka folur atëherë kur nuk fliste askush për këtë çështjes.

Tabaku tha se në atë periudhë ka përfshirë edhe deputetët Belind Këlliçi dhe Ina Zhupa për inceneratorin e Tiranës. “Unë betejën time e përfundova me Komisionin Hetimor, z. Këlliçi po bën vijon betejën. Si rezultat i Komisionit Hetimor mund të shikoni se ku janë Lefter Koka, Alqi Bllako, Arben Ahmetaj”, tha Tabaku.

Arena e Lajmit

Emisioni “Log.”/ Nga burgosja e Salianjit te strategjia e opozitës, Tabaku flet “pa doreza”…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook