Nëse deputetët ngujohen, a mund të ndërhyjë Policia për arrestimin e Salianjit? Ja ç’thotë avokati…

Avokati Marash Martini në rubrikën “Opinion” në News24 tha se në rastin e Ervin Salianjit kemi të bëjmë me burgosjen e tij, pra me heqjen e lirisë, dhe në këto kushte nuk mundet të veprohet pa një autorizim nga Kuvendi.

Martini tha se referuar një praktike të unifikuar të Kolegjit të Bashkuar të Gjykatës së Lartë, vendimi merr formë të prerë pasi çështja përfundon gjykimin edhe në Gjykatën e Lartë.

Në këtë kuadër, Martini tha se për sa kohë deputeti Salianji ka njoftuar se do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, atëherë nuk kemi një vendim përfundimtar.

“Sipas mendimit tim, një deputeti nuk i mbaron mandati me një vendim të Apelit. Ky është një problem që duhet sqaruar, nuk është një çështje e ngutshme. Nëse Salianji do të ishte qytetar i thjeshtë, pra pa mandat deputeti, do të arrestohej që dje, por fakti që ka mandat deputeti, do të thotë se ka një mbrojtje”, tha Martini.

I pyetur nëse mund të zbatohet vendimi i Apelit nëse deputetët do të ngujohen dhe nëse policia mund të ndërhyjë, Martini tha se “ligjërisht ka të drejtë të ekzekutojë një vendim dënimi nëse Kuvendi jep autorizimin ose i heq mandatin. Nëse nuk do të ishte deputet, Salianji do të ishte që dje në burg”.

Arena e Lajmit

Nëse deputetët ngujohen, a mund të ndërhyjë Policia për arrestimin e Salianjit? Ja ç’thotë avokati…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook