Salianji takim me Bardhin e Gjekmarkajn në seli, zbardhet arsyeja

Pak më parë në selinë e PD ka mbërritur deputeti Ervin Salianji, ndaj të cilit u mor vendimi  nga Gjykata e Apelit ditën e djeshme, për dënimin me një vit burg.

Gazetari Osman Stafa raporton se Salianji do të zhvillojë një takim me kreun e Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi dhe nënkryetarin Agron Gjekmarkaj.

Takimi do të konsistojë në plotësimin e kallëzimit që do të bëhet në SPAK  kallëzimin që do të bëhet në Prokurorinë e Posaçme për Fatmir Xhafajn.

Kujtojmë se ditën e djeshme Gjykata e Apelit dha vendimin me 1 vit burg për deputetin Salianji.

Pas vendimit, reagime të shumta kanë ardhur nga opozita në mbështetje të deputetit demokrat.

U zhvillua edhe një mbledhje e grupit parlamentar dhe Kryesisë së PD, ku vendimi u konsiderua si “hapje lufte” ndaj PD, si dhe u vendos që në 6 tetor të nisin protestat.

Sipas raportimeve nga selia blu bëhet fjalë edhe për protesta të tjera në gjithë Shqipërinë, ndërsa në fillim të mbledhjes, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka propozoi bllokime të akseve rrugore, porteve e aeroporteve, por edhe jetës universitare.

()

Arena e Lajmit

Salianji takim me Bardhin e Gjekmarkajn në seli, zbardhet arsyeja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook