Spiropali anulon mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve/ Ç’po ndodh në Kuvend

Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit, ka njoftuar anulimin e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, e cila ishte parashikuar të zhvillohej ditën e hënë në orën 12:30.

Mbledhja ishte parashikuar të zhvillohej më 30 shtator, ndërsa në shkresën që mban firmën e Kryeparlamentares, thuhet se ajo do të zhvillohet në një datë të mëvonshme, raporton gazetari i News24, Osman Stafa.

Capture
Capture

Gjatë ditës së sotme, Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, iu drejtua me një kërkesë Kryeparlamentares për zhvillimin urgjent të mbledhjes, pas vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënoi me 1 vit heqje lirie deputetin Ervin Salianji.

Salianji u vetëdorëzua pasditen e sotme në Drejtorinë e Policisë së Tiranës në zbatim të vendimit të Apelit, ndërsa herët në mëngjes u paraqitën shkresat për ekzekutimin e vendimit.

Në anën tjetër Grupi Parlamentar i PD ka deklaruar se do të ndërpresë marrëdhëniet institucionale me mazhorancën e Edi Ramës, ndërsa nuk dihet se cilët do të jenë skenarët që do të përdorë opozita në sallën e Kuvendit apo Komisionet Parlamentare, ndërsa në 6 tetor do të zhvillohet protesta kombëtare, detajet e së cilës ende nuk janë bërë publike.

Opozita po diskuton variante të ndryshme lidhur me aksionin opozitar, ndërsa ajo që është pohuar nga drejtues të saj është se do të ketë një përshkallëzim të protestave, rezistencë dhe shtrirje të tyre në kohë.

Arena e Lajmit

Spiropali anulon mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve/ Ç’po ndodh në Kuvend

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook