Spitali Memorial i Fierit/ Rama: Realizohen me sukses procedurat e diagnostikimit të patologjive të arterieve karotide, deri tani 80 persona kanë përfituar nga procedura

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se tashmë në spitalin Memorial të Fierit kryhen me sukses procedurat e diagnostikimit të patologjive të arterieve karotide dhe cerebrale nëpërmjet angiografisë cerebrale.

Teksa ka shpërndarë edhe foto nga ambientet e spitalit, Rama shkruan se deri më tani 80 qytetarë kanë përfituar nga kjo procedurë e avancuar.

Postimi i plotë i Ramës:

#RESPEKT🤍

✅Në spitalin Memorial të Fierit, falë bashkëpunimit të ekipit multidisiplinar, përfshirë dr. Mesut Karatas, dr. Klaudio Disha, dr. Kjanda Elpenoria dhe dr. Renard Plaku, si dhe teknikëve profesionistë, janë realizuar me sukses procedurat e diagnostikimit të patologjive të arterieve karotide dhe cerebrale nëpërmjet angiografisë cerebrale👏👏👏

👨‍👩‍👧‍👧 Rreth 80 qytetarë kanë përfituar nga kjo procedurë e avancuar🤝

✅Implementimi i autonomisë menaxheriale ka zgjeruar gamën e shërbimeve dhe po garanton ofrimin e një shërbimi cilësor, nga kapacitetet më të mira profesionale dhe teknologjia e avancuar mjekësore👨‍⚕️👩‍⚕️

 

 

 

Arena e Lajmit

Spitali Memorial i Fierit/ Rama: Realizohen me sukses procedurat e diagnostikimit të patologjive të arterieve karotide, deri tani 80 persona kanë përfituar nga procedura

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook