Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji i është drejtuar tashmë ambiente të burgut të Fierit, aty ku do të vuajë dënimin prej një viti pasi u shpall fajtor për kallëzim të rremë.
Në pamjet e siguruara nga , shfaqet momenti kur eskorta që shoqëron Salianjin niset nga ambientet e Policisë së Tiranës drejt Fierit.
Salianji u paraqit më herët gjatë ditës për t’u vetëdorëzuar në ambientet e Policisë së Tiranës.
Para se të futej në ambientet e godinës së policisë së Tiranës, Salianji është takuar me mbështetës e simpatizantë të PD-së, të cilët kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste, kundër burgosjes së deputetit.