Bajrami fiton Rangers, në Skoci të dashuruar pas shqiptarit, fantazisti “pushton” formacionin e javës në Europa League

Bajrami-Rangers duket një “dashuri” me shikim të parë pasi impakti që fantazisti kuqezi ka pasur te ky ekip është jashtëzakonisht i madh. Në dy sfida e fundit si titullar, Bajrami dhuroi një assist në kampionat, ndërsa në Evropë, në ndeshjen e tij të parë në një turne madhor, i mjaftuan 55 sekonda për të gjetur rrugën e rrjetës.

Në përfundim të ndeshjes kundër Malmo, Bajrami u vlerësua me notën 8,9 nga “SofaScore”, lojtari më i mirë. Jo vetëm kaq, sipas faqes së specializuar për statistikat, Bajrami është përfshirë edhe në formacionin më të mirë të xhiros së parë në Europa League.

Formacioni I Javes
Formacioni I Javes

Nga trajner Philippe Clement dhe deri te tifozët, të gjithë flasin me fjalë të mëdha për Nedim Bajramin. Fantazisti kuqezi është një bast i fituar nga Rangers, të patën deri më tani, pasi investuan 4 milionë euro për të blerë kartonin e tij nga Sassuolo.

Forma e shkëlqyer e Bajramit është pa diskutim një lajm shumë i mirë edhe për trajnerin Sylvinho në vigjilje të sfidave të radhës në Ligën e Komveve, pasi Bajrami është një nga lojtarët kyç në skemat e tij.

()

Arena e Lajmit

Bajrami fiton Rangers, në Skoci të dashuruar pas shqiptarit, fantazisti “pushton” formacionin e javës në Europa League

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook