Berisha në arrest shtëpie, Salianji në qeli/ “Do të na mbetej të dilnim vetëm me armë si guerrilë” kreu i PD: vendimet politike të gjykatës i zbatuam sepse…

Kreu i PD Sali Berisha ka dhënë detaje të tjera në lidhje me paralajmërimin për mosbindjes civile.

Deri tani PD ka qenë në mbrojtje. Nga data 6 kalojmë në sulm. Nënjë betejë të pandalshme do përqendrojmë potencialin ndaj sulmin për qeveri teknike. Do të përdorim të gjitha masat deri në realizimin e qeverisë teknike”, tha ai.

I pyetur nga gazetari i News24 Osman Stafa se përse zbatohen prej tij urdhrat politikë të Ramës, Berisha tha se ndryshe, rruga e vetme që mbetej ishte lëvizja guerrile.

Ajo do të ishte shkalla ekstreme e mos zbatimit të vendimit të gjykatave. Mbetej asgjë tjetër veç lëvizjes guerile kundër narkodiktaturës. Por ne besojmë e jemi të bindur se mosbindja civile është rruga me të cilën PD do të realizojë qëllimet e saj. Nuk jemi për forma ekstreme”, tha ai.

()

Arena e Lajmit

Berisha në arrest shtëpie, Salianji në qeli/ “Do të na mbetej të dilnim vetëm me armë si guerrilë” kreu i PD: vendimet politike të gjykatës i zbatuam sepse…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook